Autoritetet greke kanë arrestuar tre shqiptarë, pasi janë kapur duke transportuar në këmbë një sasi prej 29 kg kanabisi.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarët e moshave 33, 45 dhe 50 vjeç u arrestuan në një zonë malore në zonën e Follorinës nga policia kufitare.
Ata dyshohet se kishin hyrë në tokën helene në këmbë nga Shqipëria duke mbajtur në shpinë tre çanta udhëtimi ku kishin futur 29 pako me kanabis secila me peshë 1 kg.
Të arrestuarve iu sekuestruan tre celularë, tre karta sim dhe shumat e parave prej 50 euro dhe 3 600 lekë shqiptare.
Materialet për hetimin e tyre do të dërgohen në prokurorinë e Kastorias
Shfaq Komentet (0)