BLUETOOTH

Deputetet që eksperimentuan me ngjyrat, Kryemadhi ndryshon look. Mimi Kodheli ‘heq dorë’ nga takat, çfarë veshën ministret e reja

17:00 - 18.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tashmë që Kuvendi ka nisur, të gjithë sytë janë drejtuar tek salla e seancave plenare. Debatet politike, ligjet, votimet janë në fokus të mediave, por kjo nuk do të thotë që do të na shpëtojë parakalimi i deputeteve në oborrin e Kuvendit. Për seancën maratonë, zonjat duket se kanë zgjedhur ngjyrat e errëta. Të rralla ishin ato që kishin ‘thyer’ kodin e të zezës për të eksploruar me një ngjyrë tjetër. “Bluetooth” ka verejtur se ministrja Elisa Spiropali, ishte veshur me një kostum të bardhë, që duhej pranuar që e nxirrte mjaft bukur.  Si gjithnjë Spiropali shfaqet gjithë stil dhe e kombinuar, duke u bërë një nga deputetet më ‘in’ në veshjet e saj. Nga ana tjetër Ogerta Manastirliu, është shfaqur edhe këtë herë me ngjyra të errta. Duhet thënë se ministrja e Shëndetësisë, shumë shpesh zgjedh ngjyra të errta si pjesë të veshjes së saj. Evis Kushi preferon ngjyrat.




Këtë e kemi vënë re në daljet e saj publike dhe duhet thënë se i shkojnë për shtat. Këtë herë ajo zgjodhi ta thyejë ngjyrën e zezë me një xhaketë me ngjyrë të fortë. Nuk kemi sesi të lëmë pa përmendur edhe Monika Kryemadhin, që këtë session parlamentar vjen me një look të ri. Kryetarja e LSI ka ndryshuar modelin e flokëve, por edhe veshjet, duke ardhur këtë herë edhe më klasike. Ajo që na ra në sy ishte Mimi Kodheli, e cila këtë herë ka zgjedhur të vijë pa taka. Ish-ministrja, e cila mori mandatin e Najada Çomos, këtë herë ka ardhur pa taka në Parlament. Ndërkohë edhe dy minister që shkelin për herë të parë në sallën e Parlamentit, Delina Ibrahimaj dhe Frida Krifsa, kanë zgjedhur të zezën për daljet e tyra të para në foltore.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.