Kryesore

Kush ka motra, botën ka! Eni uron Gretën me fjalët më të bukura për ditëlindje

12:30 - 26.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Greta Koçi feston sot ditëlindjen dhe e dini sa vjeç mbush?




Nëse u bëtë kuriozë, po jua tregojmë. Greta ka lindur më 26 shtator të vitit 1991 dhe sot mbush plot 30 vjeç!

E në këtë përvjetor të shënuar edhe urimet kanë qenë po aq speciale për këngëtaren. E para që e uroi publikisht ishte motra e saj, Eni Koçi.

Kjo e fundit ndau në InstaStory një foto me Gretën, për të cilën përzgjodhi fjalët më të ngrohta.

“Motrës time të ëmbël dhe të bukur, gëzuar ditëlindjen! Ti ishe shoqja ime e parë dhe vazhdon të jesh shoqja ime më e mirë! Je personi më i veçantë dhe më i shtrenjtë në jetën time. Uroj të të shoh gjithmonë të lumtur dhe të qeshur sepse ti meriton çdo të mirë. Gëzuar ditëlindjen motra dhe shoqja ime më e mirë. Të dua!”- shkruan Eni.

Greta Koçi ka kohë që po qëndron larg vëmendjes mediatike. Ajo nuk ka preferuar të japë detaje për jetën e saj private dhe lajmet për të janë shumë të rralla. Mirëpo së fundmi është mësuar se Greta ka gjetur dashurinë dhe madje e ka zyrtarizuar.

Këngëtarja ka kohë që është fejuar, por këtë lajm e ka mbajtur të fshehtë. Është mësuar se djali që i ka rrëmbyer zemrën është nga Austria, vend në të cilin Greta po jeton prej kohësh. Për më tepër thuhet se ata të dy po mendojnë t’i japin fund beqarisë duke u martuar së shpejti.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.