Politike

Rama: Kosova ka të drejtë! Nuk është tokë pa zot. Pas saj është një aleancë e tërë ushtarake

21:38 - 27.09.21 Gazeta Shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish tensionet që kanë shoqëruar këtë javë veriun e Kosovës, pas vendimit për targat.



I ftuar në ‘Open’, kreu i qeverisë shqiptare, pak orë pas vizitës së tij në Prishtinë, tha se Kosova ka të drejtë në lidhje me këto konflikte, ndërsa shtoi se ky shtet nuk është tokë pa zot. Rama tha se pas Kosovës është një aleancë e tërë ushtarake

“Në këtë rast mendoj që panorama është e qartë. Kosova ka të drejtë dhe kjo patjetër duhet zgjidhur me dialog. Për këtë arsye, të gjithë po kërkojnë që situata të çtensionohet nga trupat ushtarakë, nga të dyja palët.

Është një reagim disproporcional (i Serbisë) dhe akoma më disproporcionale është shfaqja teatrale që bëhet në anën tjetër me tanke, helikopterë e aeroplanë që nuk kanë cfarë bëjnë aty vecse nxisin serbët brënda kufirit duke i inspiruar në drejtim të gabuar. Aspekti ushtarak (i Serbisë) është teatralitet sepse Kosova nuk është shtet pa zot dhe pas Kosovës është një aleancë e tërë ushtarake.

Marrëdhëniet e ftohta me Albinin janë një sajesë mediatike. Ne kemi një marrëdhënie të vazhdueshme dhe tema e sotme ishte një rishikim i marrëveshjeve, sa janë jetësuar, sa ende jo dhe krijimi i një sekretariati të përbashkët.”, tha Rama.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.