Superliga e këtij sezoni mbetet e “zjarrtë” dhe shumë konkurruese. Është e vështirë të flasësh për favoritë, por tre javë mjaftojnë për të krijuar një ide pak më të qartë. Shpëtim Duro, një nga trajnerët më të rëndësishëm të futbollit shqiptar, nga kjo e hënë është bashkuar me emisionin “Sport News” në News24 si i ftuar special për të analizuar Superligën dhe jo vetëm, gjithçka lidhet me futbollin në vend dhe botë. Duro foli për herë të parë për largimin e tij nga Laçi pasi një viti ku luftojë deri në fund për titullin kampion dhe pasi bëri historinë me klubin kurbinas duke u kualifikuar për në raundin e tretë të Conference League. Në analizën e tij me Enxhi Bibën, Shpëtim Duro preku të gjithë ekipet e Superligës, si kanë ndryshuar në raport me një vit më parë, ku çalojnë dhe çfarë pret në vijim. Gjithashtu, Duro foli dhe për ekipin Kombëtares dhe për dy sfidat e tetorit, kundër Hungarisë dhe Polonisë:
Kryesore
Shpëtim Duro skanon favoritët, pikat e dobëta dhe të forta, zbulon dhe arsyen e largimit nga Laçi
Shfaq Komentet (0)