Kryesore

Nikolla pret në takim ambasadorin Fabrizio Bucci: Italia, avokatja e rrugëtimit europian të Shqipërisë

16:30 - 28.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.




Ambasadori Bucci i shprehu Kryetares Nikolla urimet për zgjedhjen në këtë detyrë të lartë dhe përsëriti vullnetin e Italisë për të zgjeruar bashkëpunimin e suksesshëm me Shqipërinë në të gjithë sektorët.

“Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë unike e speciale dhe ne do të punojmë për intensifikimin e tyre”, nënvizoi Ambasadori Bucci.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, falënderoi Ambasadorin Bucci për urimet dhe vuri në dukje se Kuvendi do të bëjë më të mirë për nxitjen e bashkëpunimit midis të dy vendeve.

“Me opozitën në Kuvend, Shqipëria po ecën drejt normalitetit dhe Kuvendi do të rrezatojë klimën e re të bashkëpunimit politik. Ne i jemi mirënjohës Italisë për mbështetjen si avokate në rrugëtimin tonë europian, për kontributin e gjithanshëm për zhvillimin e Shqipërisë dhe për fatin se është bërë shtëpia e dytë e qindra-mijra emigrantëve shqiptarë”, nënvizoi Kryetarja Nikolla.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.