BOTA

Australia rihap kufijtë në nëntor, lejon udhëtimin e qytetarëve të vaksinuar

11:00 - 01.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Australia do të rihapë kufirin e saj ndërkombëtar nga nëntori, duke lejuar fillimisht udhëtimin e qytetarëve të vaksinuar kundër koronavirusit dhe të të afërmve të tyre.




Që nga marsi i vitit 2020, vetëm disa australianë dhe të tjerë janë lejuar të hynë në këtë vend, për shkak të rregullave strikte kundër koronavirusit. Udhëtimi jashtë ka qenë gjithashtu i ndaluar.

“Është koha që australianët t’i kthehen jetës normale”, tha kryeministri Scott Morrison.

Megjithatë, vetëm shtetet që arrijnë vaksinimin e 80 për qind të popullsisë do të kenë fillimisht lirinë e udhëtimit.

Aktualisht, njerëzit mund të largohen nga Australia vetëm për arsye të jashtëzakonshme, siç është puna esenciale ose vizita e një të afërmi të sëmurë.

Hyrja lejohet për qytetarët australianë dhe të tjerët me përjashtime, por edhe numri i njerëzve që arrijnë atje ka kufizime.

Kjo ka bërë që dhjetëra mijëra njerëz të bllokohen jashtë shtetit.

Udhëtimi për shtetasit e huaj nuk do të hapet menjëherë, por Qeveria tha se po punon për “mirëpritjen e turistëve përsëri”.

Politika e ka ndihmuar Australinë që t’i parandalojë shpërthimet masive të koronavirusit, por ka qenë kontroverse për shkak të ndarjes së familjeve./REL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.