AKTUALITET

Armë zjarri, municion luftarak dhe veshje policore në shtëpi, në kërkim 30-vjeçari nga Vlora

17:20 - 10.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak e veshje si të policisë. Këto janë janë gjetur gjatë kontrolleve në një shtëpi në Mallkeq të Vlorës nga policia. Si rrjedhojë, është shpallur në kërkim shtetasi A. A., i cili dyshohet se dhe ishte poseduesi i tyre.




Policia bën me dije më tej, se materialet i kanë kaluar prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Kontrollet nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Si rezultat i kontrolleve, u sekuestruan
2 armë zjarri automatik, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak e veshje si të Policisë.

Shpallet në kërkim poseduesi i tyre dhe vijon puna intesive për kapjen e tij.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, bazuar dhe në informacionet që Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dispononte, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. A, në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatik, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelek dhe 2 kapele si të Policisë.

Në vijim të veprimeve specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, shpallën në kërkim shtetasin A. A. alias A. I., 30 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.