AKTUALITET

Po eksploronin natyrën, por humbën rrugën dhe u dëmtuan në këmbë/ Policia e Tropojës u vjen në ndihmë 2 turistëve belg

18:24 - 10.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy turistë nga Belgjika, një djalë i moshës 25 vjeç dhe një vajzë 26 vjeçe, duke eksploruar natyrën në zonën e Lekbibaj, kanë humbur rrugën në një zonë të thellë.




Duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, 25-vjeçari është dëmtuar në këmbë.

Turistët kanë njoftuar Policinë dhe kanë kërkuar ndihmë, pasi 25-vjeçari nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve që kishte marrë në këmbë.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e dy turistëve, në vendin e quajtur “Stakaj”.

Turistët janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Turistët belg kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.