AKTUALITET

Sherr brenda familjes në Durrës, 42-vjeçari godet në kokë kunatin dhe e bën për spital

09:21 - 10.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 42-vjeçar është arrestuar, pasi ka dhunuar një 52-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Hamallaj, ku urime zyrtare nga policia bene me dije se pas hekurave per “Dhuna në familje” ka rënë  shtetasi me inicialet M.A., 42 vjeç, banues në Hamallaj te Durresit.




Ky shtetas më datë 07.10.2021 rreth orës 16:00 në Hamallaj, ka goditur me sende të forta në kokë, kunatin e tij, shtetasin B.M., 52 vjeç, banues në Hamallaj.

Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës u arrestua për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasi G.S., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.