Kryesore

Finalja në “Air Albania”/ Lewandowski bën diferencën, kompanitë e basteve favorizojnë Poloninë

10:45 - 12.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëri-Polonia është projektuar si një finale e parakohshme për të dy ekipet, një sfidë teke që do të përcaktojë fatin e tyre në kualifikueset e botërorit. Polonia zbarkoi në kryeqytet me stofin e një ekipi favorit, jo vetën për të shkuarën, me shifrat që flasin dukshëm në favor të polakëve teksa nuk i kemi mundur asnjë herë në 9 përballje, por dhe për të tashmen e afërt. Polonia është skuadra që na ka shkaktuar humbjen më të thellë në këtë fushatë kualifikuesesh, katër gola nuk na i shënoi as Anglia. Polonia mbi të gjitha vjen në kryeqytetin shqiptar me një lojtar si Robert Lewandowski, një super sulmues, më i miri në qarkullim dhe kandidat për të fituar “Topin e Artë”.




Të gjithë këto faktorë bëjnë që kompanitë e basteve ta shohin Poloninë si favorite për të triumfuar në “Air Albania”. Një fitore e mundshëm e Levës me shokë kuotohet me koeficientin 2 ndërsa një sukses i mundshëm i Shqipërisë vlerësohet me koeficientin 3.6. Barazimi djeg Shqipërinë, bën që të mos e kemi fatin në dorën tonë, një rezultat i tillë kuotohet me koeficientin 3.4.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.