Aktualitet

Tensionet gjatë aksionit anti-kontrabandë, mediat serbe: Vuçiç takim urgjent me serbët në veri të Kosovës

13:55 - 13.10.21 gsh

Aksioni anti-kontrabandë i realizuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, Pejë , veri dhe jug të Mitrovicës u shoqërua me tensione.



Qytetarët serbë hodhën gurë në drejtim të policisë së Kosovës, kundër këtij operacioni, ndërsa sulmuan edhe pjesëtarë të policisë së Kosovës.

Ndërkohë mediat serbe shkruajnë se presidenti, Aleksandër Vuçiç ka shkuar në Rashkë, për të zhvilluar një takim urgjent me qytetarët serbë.

Më herët pati një reagim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili deklaroi se krimi dhe grupet kriminale do të luftohen, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa mediave në Serbi që sipas tij mbrojnë krimin.

Gjithashtu pas tensioneve të zhvilluara gjatë këtij operacioni, reagoi edhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë.

Kujtojmë se nga ky operacion u arrestuan tetë persona nga Policia e Kosovës.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.