Kryesore

Enkelejd Alibeaj: Rama të paguajë paratë kokërr më kokërr për Beccheti-n

18:13 - 14.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti Enkelejd Alibeaj, deklaroi se shqiptarët nuk duhet të paguajë asnjë qindarkë për çështjen “Beccheti”.




Sipas tij i vetmi i cili duhet të paguajë këtë faturë është kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij Alibeaj theksoi se tashmë koha është e shqiptarëve dhe se PD është e vendosur që kjo çështje të bëhet transparente.

“Të ndalemi tek çështja Beccheti. Pa thënë se cili vendim i Gjykatës Kushtetuese, cili parim preket apo cila procedurë shkelet. Por duhet parë se çfarë ndryshon në tri vendimet. Tek i pari sëpata e Komisionit hetimor do të bjerë tek patronazhistët. Ju ka shitur patronazhistë! Tek dy të tjerët ka hallin e vet. 400 milion euro të inceneratorëve i ka në kurriz, ai dhe Ahmetaj. Beccheti-n e ka të gjithë në kurriz vetë. Tani nuk ka asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese që të thotë se po nuk deshi Edi Rama Komisionet Hetimore nuk ngrihen. Por këto euro përse të mos i paguajë ky, për tekat e tij për epshet e tij sepse në 2015 duke zënë për fyti biznesin dhe median që guxoi të qortonte qeverinë, ua uli kokën të gjitha mediave të tjera.

Pra është fare njerëzore që ata që sot nuk kanë 50 euro për të paguar për epshet e tij, paratë t’i paguajë ky. Pra Komisioni hetimor është rruga që ne të bëjmë dritë. Sot të mos i paguajë asnjë shqiptar as i majtë e as i djathtë , t’i paguajë vetëm ky kokërr më kokërr , kaq kërkojmë ne. Kjo nuk do të ndërpritet këtu, hetimi do të bëhet dhe gjithçka do të bëhet e qartë, sepse tashmë koha është për shqiptarët”, tha Alibeaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.