Kronikë

Apartamenti në Astir përfshihet nga flakët, gruaja hidhet nga kati i 3, vdes në spital, plagoset i biri

08:25 - 16.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në zonën e Astirit në Tiranë, ku një apartament është përfshirë nga flakët.Ngjarja ndodhi rreth orës 05:55, në katin e tretë të një pallati. Mësohet se një si pasojë e flakëve, një grua është hedhur nga dritarja e banesës për t’i shpëtuar zjarrit.




Gazetarja Dorjana Bezat raporton se fatkeqësisht gruaja, e cila është hedhur nga kati i tretë i banesës, ka humbur jetën në spital. Kjo si pasojë e plagëve të marra nga rënia.

Po ashtu thuhet se i lënduar ka mbetur dhe djali i saj, i cili sipas policisë thuhet se është hedhur nga dritarja bashkë me nënën. Ndërkohë që në dëshmitë e mara nga gazetarja Bezat, thuhet se i riu është nxjerrë nga apartamenti që ishte i përfshirë nga flakët, nga banorët e pallatit. Aktualisht ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e tymit janë evakuuar disa familje, të cilat gati janë asfiksuar. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka rënë zjarri në banesë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.