Kryesore

A do të shkojë Nora Istrefi në emisionin e Robert Berishës?

17:56 - 06.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndarja e tyre erdhi krejt e papritur për fansat dhe bëri bujë të madhe. Është fjala për dy këngëtarët e njohur, Nora Istrefi dhe Robert Berisha.Që pavarësisht ndarjes, ata të dy kanë ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, edhe për faktin se janë prindër të një vajze, Renee.




Edhe pse nuk janë më bashkë, Nora dhe Roberti i kalojnë pushimet bashkë, ashtu sikurse edhe udhëtojnë në vende të ndryshme për t’u relaksuar si një familje e vërtet. Deri më tani asnjëri prej këngëtarëve nuk ka bërë publike një lidhje të re dashurie.

Një ndër pyetjet që i bëhet më shpesh Robertit është nëse do ta ketë Norën si të ftuarën e tij në emosionin “Robi plaket kur don vet”. Këtë përgjigje e ka dhënë dje Eriona Sejdiu, bashkëprezantuesja e Robertit.

“Nora ndoshta vjen. Ku e din ti?!”, – u shpreh Eriona.

Gjatë një interviste të dhënë më parë, kur u pyet nëse është ribashkuar me Norën, siç përflitej, Roberti tha:

“Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë.

Gjatë gjithë kohës që kanë qenë të divorcuar, dyshja ka mbështetur njëri-tjetrin në projektet e reja që kanë sjellë për publikun, si dhe kanë ruajtur marrëdhënie të mira për shkak të Renee, vajzës së tyre.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.