Kryesore

Vendimi për zgjedhjet në FRPD pas pjesëmarrjes së Këlliçit në Foltoren e Berishës? Basha: Sajesa të fabrikuara për interesa personale

11:38 - 06.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka cilësuar sajesa për interesa personale akuzat se vendimi për zgjedhjet në FRPD vjen pasi kreu i kësaj organizate Belind Këllicci ka deklaruar se do të marrë pjesë në “Foltoren” e Berishës.




“Jo nuk është aspak e vërtetë, sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë FRPD nën drejtimin tim ka zhvilluar zgjedhje me një anëtar një votë. Për fat të keq prej dy vitesh mandati i kryetarit ka skaduar dhe sërish të rinjtë dhe të rejat do zgjedhin me një anëtar një votë kryetarin. Asgjë nuk mund të pengojë PD të zbatojë normat statutore të demokracisë dhe aq më pak interesat personale të pengojnë funksionimin e parimeve të tilla”, tha Basha.

Ndërkohë kreu i PD ka mbledhur grupin e punës për procesin zgjedhor në Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.