Për presidentin Meta djegia e mandateve dhe zërimi i opozitës në pushtetin lokal janë ndër aktet më skandaloze dhe të rënda. Në një intervistë A TV në emisionin “CONTEX”, Meta u shpreh se këto akte shpejtuan dhe ndihmuan në kapjen e shtetit.
Sa i përket deklaratave të Bashës, Meta tha se ai ka përgjegjësi madhore të cilave nuk u shmanget dot.
“Djegia e mandateve dhe zërimi i opozitës ne pushtetin vendor janë nder nga aktet me skandaloze dhe me te renda qe tronditen themelet e shtetit ligjor dhe demokracinë Kjo është një fature shume e rendë e opozitës aktuale ne Shqipëri. Këto akte e ndihmuan dhe e përshpejtuan kapjen totale te shtetit. Megjithate opozita së shpejti shpresoj te marre ne dore rolin qe i takon. Sa i takon Bashës dhe deklaratave te tij për Trekëndëshin e Bermudës, ai shquhet jo vetëm për lapsuse ne matematike, por se fundmi edhe ne gjeometri. Z.Basha ka katër përgjegjësi madhore per kapjen totale te shtetit nga Rilindja, te cilave ai nuk mund tju shmanget dot. Basha me kot i shmanget, por nuk i shpëton dot katërkendëshit te përgjegjësive te tij madhore”- tha ai.