Kryesore

Ermand Mertenika: Valvulat artificiale të zemrës, ja si prodhohen nga inxhinieria biomjekesore

10:00 - 29.11.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Ne fund te viteve 1950, mjeket dhe shkencëtarët kane bashkepunuar per te krijuar me pas fushen sapolindur e inxhinierise biomjekesore si nje “kornize te re intelektuale dhe teknike” per zhvillimin e produkteve sintetike dhe protezave biologjike dhe te zevendesoje komponentet jofunksionale organeve. Inxhinieri biomjekësor Ermand Merrenika tregon për “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare” se në fushen e kardiologjise, inxhinieria biomjekesore vazhdon te kontribuoje kryesisht ne evolucionin e valvulave protetike te zemres, ne pergjigje te semundjes valvulare te zemres qe prek jeten e mbi 10 milionë njerezve c’do vit. Cili është funksioni i valvulave të zemrës?
Zemra e njeriut rreh 40 milionë here c’do vit dhe pompimi i gjakut realizohet ne menyren me efektive sinkrone permes kater portave kardiake të cilat quhen valvulat e zemres. Zemra është e përberë nga katër valvula të cilat janë: Valvula trikuspidale, (qarkullon gjakun nga atriumi i djathtë (para-barkushja) në ventrikulen e djathtë (Barkushja e djathte); Valvula pulmonare, (qarkullon gjakun nga ventrikullin i djathtë (barkushja e djathtë) me anë të arteries pulmonare për në mushkeeri peer të saturuar gjakun e papasur me oksigjen; Valvula mitrale (është valvula ku gjaku i pasuruar me oksigjen nga pulmonet vjen në barshkushen e djathtee); Valvula aortale (Valvula në të cilën gjaku pompohet nga zemra në inde dhe organe. Valvulat e zemres hapen dhe mbyllen me c’do rrahje zemre per te siguruar rrjedhjen e gjakut ne drejtimin e duhur permes kater dhomave te zemres ne te gjithe trupin. Çfarë ndodh me trupin e njeriut nëse një prej këtyre valvulave nuk punon? Mosfunksionimi i nje ose me shume valvulave te zemres të cilat mund të rezultojne nga defekte te lindjes (kongjenitale), ndryshime te lidhura me moshen, infeksion, apo tumoret brenda atriumeve ose atrioventrikulave mund të ndikojnë në keqfunksionimin pra në hapjen dhe mbyllen në meenyrë optimale, duke shkaktuar rrjedhjen e gjakut ne zemër në meenyrë kaotike dhe kjo mund te rezultoje ne semundje te valvules kardiake dhe madje dhe në sëmundjet më akutë të cilat mund të çojnë në humbjen e jetees.
Cilat janë problematikat e valvulave të zemrës?
Tri lloje themelore te problemeve me valvulat e zemres qe nderpresin rrjedhen normale te gjakut perfshijne regurgitation, stenoze dhe atresia. Regurgitimi (ose prolapsi) ndodh kur rrjedhja e gjakut kthehet në dhomën ku duhet të dalë prej andej per shkak te flapave te valvulave jo të mbyllura mirë, kryesisht kjo ndodh ne valvulen mitrale. Kur fletet e nje valvule trashen, ngurtesohen ose bashkohen se bashku stenoza ndodh duke bllokuar rrjedhen e gjakut. Atresia, ndodh kur nje valvul zemre i mungon nje hapje qe gjaku te kaloje, per shkak te anomalive te zemres fetale qe parandalojne rrjedhen e zakonshme te gjakut.
Si korrigjohen këto patologji?
Teknikat e kirurgjisë së valvulave emeertohet Valvuloplastika, nje teknike kirurgjikale e themeluar ne vitet 1920 u perpoq te korrigjonte kirurgjikisht semundjen valvulare te zemres, por ishte kryesisht e pasuksesshme pasi shkaterroi në atë kohë fletepalosjet e valvulave dhe rezultoi ne kalcifikim dhe kjo shkaktonte vdekjen e menjeehershme. Inxhiniereet biomedikale dhe kardiokirurgeet parashikuan mundesine e ndertimit te fletepalosjeve artificiale me polimere, megjithëse rezultatet ishin vazhdimisht te dobeta, duke theksuar nevojen per materiale te reja.
Mund të flisni më shumë mbi projektimin bio-inxhinierik?
Valvula e pare mekanike, e implantuar brenda nje pacienti ne 1952 ishte nje valvul në formën e një topi pra sfere sintetike e projektuar sakteesisht duke provuar se materialet sintetike mund te perdoren per te krijuar valvolat e zemrees. Me ane te dizajnit te valvules se topit lejohej vetem vendosja ne aorten zbritese ne vend te vete zemres, duke lehtesuar keshtu thjesht simptomat dhe duke mos korrigjuar problemin. Tromboza dhe embolizimi i valvules ndodhen shpesh duke perfshire disa raporte te zhurmes se gjeneruar nga valvula, në trajtën e një vibracioni të lehtë. Bioinxhinieria dhe institutet kërkimore të implantimeve në kardiokirurgji me kalimin e kohës krijuan nje strukture te integruar, te perbere nga nje kafaz c’eliku inox, unaze fiksimi e bere nga copë e thurur Tefloni dhe nje top Silastic i trajtuar në temperaturë të lartë. Këtë herë implantimi u krye me sukses por kërkohej trajtim i vazhdueshëm me antikoagulantë.
Cila është Rëndësia e hemodinamikes?
Rezultati i kombinuar i inxhinierise dhe provave klinike theksoi rendesine e hemodinamikes ne ri-modelimin e valvulave. Perparesi te dukshme dhanë perdorimi i valvulave kadaverike te zemres të cilët u analizuan permes inxhinierise molekulare me trajtim kimik, per te zvogeluar reagimin imunologjik “Indi Huaj” u perdoren tretesira dhe agjente oksidues per te parandaluar denatyrimin e kolagjenit (glutaraldehid). Nje valvul e trajtuar paraprakisht dhe e montuar ne nje stent te mbuluar me pelhure u quajt “bioproteze”, nje koncept i perparuar bioteknologjik duke kombinuar strukturat biologjike dhe mekanike per te krijuar nje valvul tre-dimensionale (3D) te bazuar ne ind me trombogjenitet te ulet duke zvogeluar nevojen per antikoagulante. Inxhinieria biomjekësore tashmë ka krijuar valvula me nanofiber te cilet imitojnë valvulen biologjike te pacientit dhe funksioni i tyre eshte identik si valvulat natyrale kardiake.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.