Kryesore

“Zemrën e kam top”, Aleksia Peleshi reagon pas operacionit për takimin Romeo-Beniada

15:00 - 09.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aleksia, vajza e Niko Peleshit ndau një foto ditën e djeshme ku tregoi se ishte e shtruar në spital.




Nëpërmjet disa videove që ka ndarë në Instastory, Aleksia tregoi se i është nënshtruar një operacioni por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme se nga çfarë është operuar.

Aleksia komentoi dhe mbi lajmet që qarkulluan dje se ishte shtruar në spital pasi Romeo Veshaj shprehu hapur pëlqimin për Beniadën kur u fut në BB VIP dhe i quajti ato qesharake. Ajo tha se e ka shijuar pa masë puntatën e Big Brother dhe ka treguar se ishte emocionuese dhe shumë e bukur. Me ironi ajo tha se zemrën e ka shumë mirë por problemet i ka me tëmthin apo veshkën.

“Unë jam mirë, operacioni shkoi shumë mirë. Ju falenderoj shumë, jeni shumë të mirë. Disa prej jush janë të çuditshëm më kanë ardhur shumë mesazhe të tipit ‘a je në spital prej puntatës së djeshme të Big Brother. Unë e ndoqa me shumë kënaqësi këtë puntatë, ishte e bukur, funny dhe emocionuese kështu që nuk e di për ca gjithë kjo dramë. Nga zemra jam shumë mirë për marshalla por ca t’i bëj tëmthit apo veshkës“, tha Aleksia.

Romeo Veshaj është përfolur se ka pasur një marrëdhënie me Aleksia Peleshajn dhe ngacmimet që ai i bëri Beniadës kur hyri në Big Brother ngritën shumë dyshime se dyshja ishin ndarë. Videot e Aleksias nga spitali bënë që disa të supozonin se ajo kishte përfunduar aty nga dhimbjet e zemrës.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.