Kryesore

Humbi gjyqin me Australinë,  tenisti serb: Jam i zhgënjyer, por respektoj vendimin

09:46 - 16.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas vendimit të gjykatës Federale për t’u dëbuar nga Australia, ka reaguar tenisti serb Novak Djokoviç, i cili tashmë do të heqë dorë nga “Australian Open”. Ai pohoi se ishte i zhgënjyer me vendimin e kësaj gjykate.




“Do të marr pak kohë për të pushuar dhe rikuperuar, përpara se të bëj ndonjë koment të mëtejshëm përtej kësaj. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me vendimin që hodhi poshtë ankesën kundër anulimit të vizës sime.

Kjo do të thotë që nuk mund të qëndroj në Australi dhe të marr pjesë në ‘Australian Open’. Unë respektoj vendimin e Gjykatës dhe do të bashkëpunoj me autoritetet kompetente në lidhje me largimin tim.”, përfundoi Novak Djokoviç. Në kompeticionin e njohur “Australian Open” është vendosur që në vendin e Djokoviç të përfshihet italiani Salvatore Karuzo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.