Gjatë orëve të fundit në Tiranë janë arrestuar 10 qytetarë për vepra të ndryshme penale, nga shitja e narkotikëve tek mbajtja e armëve pa leje.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. F., 24 vjeç, J. I., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë;
– D. H., 22 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt dhe pa leje drejtimi, dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Gjithashtu, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë gjatë kryerjes së veprime procedurale;
– K. L., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. N., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– A. I.,36 vjeç, pasi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. Rr., 68 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.
– D. M., 34 vjeç, P. D., 45 vjeç dhe M. K., 45 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– E. T., 33 vjeç, I. U., 22 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi.