DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Nga Brukseli, Sali Lusha: Isha me Rroqin. Policia belge më mori në pyetje

07:00 - 27.01.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

27 janar 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë.




  • 500 MIJË USD /Quhet Theodhor Papavangjeli. Në pranga edhe kolegu i tij. Iu gjet edhe një kile heroinë

Arrestohet bankieri gjobëvënës

  • Nga Brukseli: Isha me Rroqin

Sali Lusha: Policia belge më mori në pyetje

I akuzuari si protagonist i incidentit të rëndë në Bruksel nuk pranon fajësinë: Shihni filmimin e kamerave

“Nuk kam qenë në vendin e ngjarjes kur ndodhi incidenti me Ministrin e Integrimit Europian, Paskal Milo”. Kështu u shpreh në një bisedë telefonike nga Brukseli për “Gazeta Shqiptare”, njëri nga të akuzuarit për këtë incident, Sali Lusha. Më pas ai ka shpjeguar edhe kontaktet që ka pasur me autoritetet policore belge, si dhe është njohur me videon e regjistruar nga kamerat e hollit të hotelit.

  • Ambasadori Kuka: Policia belge ruan fshehtësinë e hetimeëve mbi ngjarjen

Hetimet e policisë belge mbi incidentin e ndodhur pak ditë më parë, kur një grup azilantësh rrahën disa zyrtarë shqiptarë, përfshirë dhe ministrin e integrimit Paskal Milo, mbahen në fshehtësi të plotë. “Për arsye të ruajtjes së fshehtësisë së hetimit nuk na është dhënë asnjë informacion”, thotë për gazetën Artur Kuka, ambasadori I Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.