AKTUALITET

Aksidenti fatal në Elbasan/ Kush ishin burrë e grua që humbën jetën (Emrat)

12:35 - 01.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku për pasojë 3 persona kanë mbetur të vdekur. Mes viktimave është edhe një çift bashëkshortës. Elmi dhe Elona Keqja, 53 vjeç dhe 34 vjeçe kanë humbur jetën nga përplasja fatale. Bëhet me dije se çifti ishte me orgjinë nga Kukësi dhe me personat e tjerë që ishin në makinë kishin lidhje familjare. Tre personat e mbijetuar janë në gjendje të rëndë, ndërsa një djalë 9 vjeç ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë. Me të mësuar për ngjarjen, forcat e policisë dhe zjarrfikëses janë nisur për ndihmë.




Fillimisht janë nxjerrë të gjallë nga mjeti, një burrë, një grua dhe fëmija. Ndërsa prej orësh, është punuar për nxjerrjen e trupit të pajetë të tre viktimave. Operacionin e shpëtimit e ka vështirësuar terreni i vështirë, vërshimi i fuqishëm të lumit Shkumbin, si dhe temperaturat e ftohta të ujit, që shkonin në minus disa gradë. Njësitë e shpëtimit kanë hapur një rrugë provizore për të nxjerrë trupin e pajetë të viktimave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.