LAJMI I FUNDIT

Berisha mbështet protestën e banorëve: Qeveria sillet si pushtuese!

11:30 - 03.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat paraditen e sotme teksa ka mbërritur në parlament për të marrë pjesë në seancën plenare.




Ai akuzoi qeverinë se sillet me banorët si pushtuese dhe se dokumenti që iu ofrohet në këmbim të shtëpive është një mashtrim.

“Drama e cila zhvillohet sot në Tiranë me banorët, ndaj të cilëve qeveria sillet si pushtuese, është dramë që ka në bazë vjedhjen dhe mashtrimin. Unë kam studiuar me vëmendje dokumentin që u ofrohet banorëve. Është absolutisht fund e krye mashtrmi. Ai nuk përbën marrëveshje, pro thjesht një akt vetëdeklarimi para noterit. Ndërkohë që një marrëveshje mes palëve kërkon firmën e të dy palëve dhe noterizimin e këtij dokumenti. Kërkon firmën e titullarit, lal Plehut, ose personit të autorizuar. Pra, e kam këtu në cantë atë akt-marrëveshje”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.