![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Sali Berisha ka reaguar një ditë pas deklaratave të kreut të PD-së Basha i cili u shpreh se ish-kryeministri sulmoi Partinë Demokratike për Ilir Metën.
Gjatë një prononcimi për mediat Berisha u shpreh: “A mund t’i përgjigjesh njeriut që në dy fjalë thotë tre gënjeshtra?! Ju servir ju, jo 7 x 7 bëjnë 42, por po u server 1958 për 5004. Njeriu që jeton si i rrethuar si në bunker. Nuk mund të ketë përgjigje për këtë njeri!”.
I pyetur nëse ka një koment për kandidatët e propozuar nga Basha për zgjedhjet e 6 marsit, Berisha u përgjigj: “Komente personale për ta nuk kam, kam komentin e përgjithshëm që ata janë kandidatët e Lul Bravës dhe nuk kanë asgjë me anëtarësinë. Anëtarët e PD sot kudo që janë kanë kandidatët e propozuar prej tyre më të shkëlqyerit dhe kandidatët e fitores të paraqitur para jush tre ditë më parë”.