![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Presidenti Ilir Meta deklaroi se i vetmi që humb nga zgjedhjet e 6 marsit mund të jetë Komisioni i Rithemelimit të PD-së, i mbledhur nga ish-kryeministri Berisha. Deklarata u bë në ‘Frontline’ në News24.
“Absolutisht jo! I vetmi nga faktorët opozitarë që mund të preket apo të humbasë diçka nga zgjedhjet e 6 marsit është partia e stadiumit, e Rithemelim. pasi nuk kanë zgjedhur as kryetar. Ata mund të preken, pasi vetëm një bashki kaloi te opozita, që është bashkia e Shkodrës.
Dhe kjo e vetmja që e lanë vetëm ata, dhe presidenti e mbështeste. Kjo u bë me foltoren. Nëse në 6 mars, PS merr dhe bashkinë e Shkodrës, kush humbet këtë? Kjo është gjë që nuk shkon fare. Është pa logjikë. Unë kam pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.”, tha Meta.
Shfaq Komentet (0)