LAJMI I FUNDIT

“Liri Berisha u shpall non grata, një grua e shkëlqyer”- Presidenti Meta: Po të shpallnin Monika Kryemadhin nuk do mërzitesha se…

22:43 - 03.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta u shpreh se nuk do të mërzitej nëse SHBA do të shpallte non grata bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, e cila dogji mandatet.




Kreu i Shtetit u shpreh se nuk mund të shpallej non grata një grua e shkëlqyer që nuk merret me politika, sic është Liri Berisha.

“Nuk do te isha mërzitur fare nëse SHBA dhe BE do te shpallnin “Non Grata” Monika Kryemadhin pse dogji mandatet.

Por te shpallesh “Non Grata” nje grua te shkëlqyer, te nderuar dhe qe nuk ka lidhje me politiken, por vetëm ne shërbim te fëmijëve ne nevoje, si Liri Berisha, është tërësisht e papranueshme”, tha Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit hodhi akuza edhe ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke thënë se ai nuk mund të bëhej lider.

“Ai lider nuk mund të behej. Tani çfarë të them unë, ai sa herë hap gojën gënjen. Më e rëndë është se gënjen edhe kur fle gjumë.

Një politikan që ka vite që ëndërron për të marrë një vizë, nuk kemi çfarë të flasim. Ky është standardi i ti. 8 vjet foli në emër të gjermanëve, tani ka zgjedhur të flasë në emër të amerikanëve.”


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Eshte personi me i dashur per Ramen, I ka premature postin tend, o president I Supervise, qe te mbajne njeri-tjetrin edhe disa vite, mjer ju o popull se cfare estradash po shikoni.

    Përgjigju ↓