LAJMI I FUNDIT

NAFTA 2 MIJË LEKË/ Qytetari i kërkon llogari, Rama: Është rritur kudo, rrogat nuk i rrisim dot

11:42 - 03.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama reagon për rritjen e çmimit të naftës, benzinës dhe gazit, në ditët e fundit. Ai ka pasur replika me një qytetar në faqen e tij në Facebook, pikërisht për këtë çështje.




Qytetari i ka kërkuar llogari Ramës, duke i thënë se qeveria duhet të vendosë një çmim tavan, pasi Shqipëria është vendi më i varfër në rajon.

Ndërkohë, Rama i është përgjigjur se ky është një problem jo vetëm i Shqipërisë, ndërsa për rrogat ai thotë se janë rritur dhe do të rriten.

“Rritja e cmimeve eshte nje problem i pergjithshem sot, mjafton te shihni Kosoven per te mos shkuar me larg, nderkohe qe sic kam premtuar ne po mbajme me shume kosto per buxhetin, mburojen mbi cmimin e energjise per konsumatoret familjare e biznesin e vogel, qe kudo ka kercyer e po kercen lart! Sa per rrogat ato jane rritur e do vazhdojne te rriten, por rritja e rrogave nujk behet sipas deshires sone, pasi une i pari do doja t’i rrisja menjehere te gjitha, por cdo rritje jashte mundesive, do te thote falimentim total ne pak muaj si ne kohen e Sudes, prandaj duhet pune e durim, per t’u ngjitur me kembe ne toke s’ka asnje rruge tjeter te sigurte”, përgjigjet kryeministri Edi Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.