LAJMI I FUNDIT

“Politika të heqë dorë nga drejtësia”/ Balla në Kuvend: Zgjatja e mandatit të vetingut nuk është propozim i PS!

10:41 - 03.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ditën e sotme ftoi deputetët e Kuvendit që të votojnë raportin për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut për t’u përfshirë në rendin e ditës në seancën e ardhshme më datë 10 shkurt. Ai u shpreh gjithashtu se procesi i vetingut është mjaft i rëndësishëm për vazhdimësinë e rëformës në drejtësi. Balla ka theksuar se, politika duhet të heqë dorë nga drejtësia.




“Ne kemi diskutuar në Konferencën e Kryetarëve në calendar. Ndryshimet Kushtetuese janë të tilla që afatet janë të përcaktuara me rigorozitet. Asnjë prej nesh përfshirë dhe kryeparlamentares nuk mund ta dalin nga Kuvendi. Ka një afat 14 ditor deri në 21 ditor. Kjo hapësirë mes datës 10 shkurt dhe 17 shkurt është hapësira e vetme. Nuk na ka lënë rregullorja asnjë hapësirë për të negociuar. Jemi të detyruar ta fusim në datën 10. Unë do të ftoja kolegët e PD-së që të kuptojmë rëndësinë e përmbylljes së këtij procesi. Nuk duhen të bëhen axhendë e partive politike. Ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të vetingut është një proces i brëndësishëm për vijimin e reformës në drejtësi. Ndërgjegja e secilit prej nesh, duhet të tejkalojë axhendën politike të secilit prej nesh.

PS nuk i ka konsideruar kërkesat dhe propozimet si tonat. Nuk janë propozimet e PS-së, janë nevoja që Shqipëria të çojë përpara këtë process. Nuk duhet të ketë bashkim me propozime të tjera. U propozua që të kishte në të njëjtën seancë dhe propozime të tjera. Do të duhej që sot Komisioni i Ligjeve të kishte përmbyllur raportin që të kapim datën 17. Kur flasim për procedurë, ose do e respektojmë Kushtetutën dhe rregulloren siç është. Rregullorja e Kuvendit nuk është llastik. Do të sugjeroja që seanca sikurse e përcakton rregullorja, për përfshirjen e raportit në rendin e ditës për seancën 10 të ndryshimeve Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të vetingut. Politizimi i çështjes për zgjatjen e mandatit të vetingut duhet të marrë fund, nuk ka nevojë ta politizojmë pasi nuk duhet ta mbajmë të tillë. Thelbi është pikërisht kjo, politika të heqë dorë nga drejtësia” – tha Balla.

Taulant Balla është shprehur edhe më herët në prononcim për mediat, se zgjatja e mandatit për organet e vetingut është një proces i panegociueshëm dhe që duhet të marrë miratimin e të gjithë deputetëve.

Më herët për këtë çështje ka folur dhe deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i cili e ka konsideruar procesin e ndryshimeve Kushtetuese si të njëanshme.

“I gjithë procesi i zhvilluar deri tani është i njëanshëm. I gjithë procesi për ndërhyrjen në Kushtetutë ka qenë i njëanshëm. Kushtetuta është akti, ku duhet të ndërhyhet sa më pak. Procedurat për të gjitha iniciativat parlamentare për ndërhyrjet në Kushtetutë duhet të jenë të harmonizuara. Kam dhe një kërkesë tjetër, që nuk ka lidhje me këtë çështje. Bëhet fjalë për një kërkesë tonën që është depozituar që në dhjetor, me veprimtarinë dhe ecurinë e komisionit hetimor për inceneratorët” – tha Alibeaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.