![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një tjetër çështje për të cilën foli presidenti i Republikës Ilir Meta në ‘Frontline’ ishte konflikti Rusi-Ukrainë.
Gjatë bisedës në studion me gazetaren Marsela Karapanço, presidenti tha se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe qëndrimet tashmë dihet dhe janë për zgjidhjen e krizës në mënyrë diplomatike.
Ai gjithashtu tregoi se nesër pritet të zhvillojë një takim me ambasadorin e Ukrainës, ku edhe do t’i paraqesë mbështetjen dhe përkrahjen nga ana e tij
Konflikti Rusi-Ukrainë dhe qëndrimi i Shqipërisë?
Meta: Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Nesër do të takoj ambasadorin e Ukrainës në vendin tonë edhe për t’i shprehur përkrahjen këtij vendi mik dhe shpresojmë tek diplomacia për të evituar konfliktin atje.
Shfaq Komentet (0)