![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ish-ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç është shprehur se është i gatshëm për të garuar për postin e Presidentit të ardhshëm.
“Daçiç është i bindur dhe i gatshëm gjithashtu se mund të bëhet president, pasi e favorizon dhe horoskopi”, shkruajnë mediat serbe.
Në një intervistë ai më konkretisht është shprehur se fakti që Mërkuri po del nga shenja e tij, Bricjapi, tregon se ka fat.
“Më kanë thënë se Mërkuri po del nga shenja ime, Bricjapi, dhe do të kem fat,”- ka thënë Daçiç.
Kujtojmë se Daçiç drejton Kuvendin e Serbisë, i cili pritet të shpërndahet më 15 shkurt dhe do të shpallen zgjedhjet e parakohshme.
Ndër të tjera ish-ministri Daçiç kryeson Partinë Socialiste Serbe. Daçiç dhe Vuçiç kanë zgjedhur të dalin të veçuar në këto zgjedhje, duke thyer koalicionin 10-vjeçar me synimin e qartë, rritjen e mazhorancës.