![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Princi Charles ka uruar nënën e tij, Elizabeth II për mbretërimin e saj 70-vjeçar dhe thotë se ai është “thellësisht i ndërgjegjshëm për nderin” që i është bërë “gruas së tij të dashur” Camilla pasi Madhëria e saj njoftoi se ajo do të bëhej Mbretëresha kur bashkëshorti i saj ta marrë fronin.
Mbretëresha siguroi se Dukesha e Cornwall-it do të bëhet Mbretëreshë kur Charles-i të bëhet mbret në një deklaratë historike Jubilare Platinum të lëshuar gjatë mbrëmjes së djeshme, duke i dhënë fund viteve të pasigurisë mbi këtë çështje.
“Në këtë ditë historike, unë dhe gruaja ime bashkohemi me ju për të uruar Madhërinë e Saj Mbretëreshën për arritjen e jashtëzakonshme të shërbimit ndaj këtij kombi, mbretërive dhe Commonëealth-it për shtatëdhjetë vjet. Përkushtimi i Mbretëreshës për mirëqenien e të gjithë popullit të saj frymëzon admirim edhe më të madh çdo vit që kalon.
Ne jemi thellësisht të ndërgjegjshëm për nderin që përfaqëson dëshira e nënës sime. Ndërsa ne kemi kërkuar së bashku t’i shërbejmë dhe të mbështesim Madhërinë e Saj dhe njerëzit e komuniteteve tona, gruaja ime e dashur ka qenë mbështetja ime e palëkundur gjatë gjithë kohës.
Viti i këtij 70-vjetori të paprecedentë sjell një mundësi për ne të gjithë të bashkohemi për të festuar shërbimin e Mbretëreshës, me shembullin e së cilës do të vazhdojmë të udhëhiqemi në vitet në vijim”, tha Princi i Uellsit në një deklaratë të lëshuar këtë të dielë.
Megjithatë, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit nuk kanë komentuar publikisht deklaratën e Mbretëreshës, por kanë ripërtërirë postimin e familjes mbretërore, i cili përfshinte njoftimin e Mbretëreshës.