LAJMI I FUNDIT

“Vrasës, serbë, fytyra të zeza…” banorët përleshen me policinë te “5 maji” (FOTO)

09:33 - 09.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një situatë dramatike po zhvillohet në këto momente tek rruga “5 Maji” në Tiranë, pasi banorët që do t’iu shemben banesat po i kërkojnë me forcë policëve që kanë krijuar gardh që të lejohen të hyjnë në shtëpitë që do t’iu shemben.




“Po më lini të hyj mor, më lini, se po më vdes vëllai nga ankthi.”

“Po këta janë vrasës mor, janë vrasës, po na nxjerrin nga shtëpitë”.

Banorë të tjerë kanë kërkuar që zonja të shoqërohet nga dy policë për të hyrë në banesë dhe për të parë vëllanë e saj që është në gjendje të rëndë për shkak të stresit të shembjes së shtëpisë, që pritet të ndodhë pas pak.

Zonja e shtëpisë me të shoqin u nxorën jashtë më pas me forcën e policisë dhe dëgjohej duke thirrur: “Ku e keni mandatin e prishjes, ku e keni mandatin, ku e keni mandatin e prishjes? Mos më prekni, ku e keni mandatinnn, o ndyrësita, o fytyra të zeza, o palaço, o serbë, o erdogana. Mos i gëzofshi, ku e keni mandatin?!”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.