LAJMI I FUNDIT

Basha i përgjigjet Berishës: Ne do të luftojmë lidhjet e politikës me krimin e korrupsionit, duan apo nuk duan “non grata” të shpallur apo të pashpallur

20:43 - 10.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar këtë të enjte se ai dhe enti politik që drejton do të jenë në dispozicion të drejtësisë belge përsa i përket çështjes “Toyota Yaris”, por jo vetëm.




Në fjalën e tij pasi dëshmoi në SPAK në lidhje me çështjen, Basha sulmoi tërthorazi edhe Sali Berishën, duke thënë se PD-ja dhe anëtarët e saj do të jenë aktive në luftën kromit të organizuar, kundër lidhjes së politikës me krimin dhe korrupsionit, pavarësisht nëse personat e shpallur “non-grata” nuk e duan këtë gjë.

Basha theksoi se partia e tij do të mbështesë SPAK-un dhe BKH-në për të ecur përpara me hetimin e çështjeve nën juridiksionin e tyre.

“Ndaj një gjë dua ti siguroj gjithë shqiptarët përmes jush, përmes medias shqiptare, unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge në këtë rast por të drejtësisë në përgjithësi dhe do të vazhdojmë të jemi pro aktive në luftën kromit të organizuar, kundër lidhjes së politikës me krimin, korrupsionit, duan apo nuk duan të dyshuarit, të pandehurit, të korruptuarit, non grata e shpallur apo të pashpallur.

Punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH kanë dhe do kenë mbështetjen e plotë të PD për të ecur përpara me hetimin e çështjeve nën juridiksionin e tyre. Nuk janë vartësit e askujt përveç ligjit shqiptar kushtetutes dhe taksapaguesve shqiptar.

Dhe një herë deklaroj mbështetjen e plotë ndaj tyre për të kryer detyrën në një luftë shumë të rreptë me krimi e organizuar sepse është bërë e tillë fale bashkëpunimit të qeverisë, të pushtetit dhe politikave të korruptuar dhe lidhur me krimin e organizuar”, tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.