LAJMI I FUNDIT

Politikani dhe Bigbradhërsi/ Socialisti Dokle fshikullon me ironi “shtëpinë e politikës”

19:38 - 10.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti socialist Namik Dokle ndjek me vëmendje zhvillimet politike në vend. Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ai ka ironizuar “hijshëm” politikanët e të dy kaheve, duke krahasuar lojën e tyre me “bigbradhërsat”, si dhe duke njehsuar 2 shtëpitë më të “famshme” në Shqipëri. Dokle sjell me humor  në “skenë” flirtet e ditës brenda shtëpisë së politikës  si dhe finalen e  madhe mes Bashës dhe Berishës




Postimi

POLITIKANI dhe BIGBRADHËRSI

Një politikan i ditës takoi njërin nga “bigbradhërsat” që sapo kishte dalë nga loja, pa arritur dot në finale…

-Po ç’bëhet në atë “shtëpinë” tuaj?- u gërrduf politikani,- Një herë me Ilirin, pastaj kundër Ilirit; një herë me Donaldin, pastaj kundër!

Bigbradhërsi qeshi dhe pastaj ia ngjeshi:

-Euuu, kush po na flet!!! A nuk jeni ju politikanët një herë me Ilirin, pastaj kundër Ilirit, një herë me Berishën pastaj kundër tij, një herë me Lulin, pastaj kundër Lulit, një herë me Edin, pastaj kundër…?! Nga “loja ” jonë nuk vuan askush, nga e juaja të gjithë!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.