LAJMI I FUNDIT

E bullizonin në shkollë, Presidenti I Maqedonisë së Veriut e shoqëron vogëlushen me Sindromën Daun për në shkollë (FOTO)

22:21 - 11.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shoqëruar për në shkollë një vogëlushe 11-vjeçare për në shkollë, pasi dëgjoi se po e bullizonin shokët e shoqet e klasës.




Pendarovski e mbajti Embla Ademin për dore teksa po shkonte në shkollën e saj fillore në qytetin e Gostivarit të hënën. Emblën e kanë bullizuar në shkollë për shkak të sindromës Doën, një gjendje gjenetike që shkakton aftësi të kufizuara në të mësuar, probleme shëndetësore dhe karakteristika dalluese të fytyrës, siç raportohet.

Pendarovski “bisedoi me prindërit e Emblas për sfidat me të cilat ajo dhe familja e saj përballet çdo ditë” dhe diskutoi zgjidhjet e mundshme për situatën, tha zyra e tij në një deklaratë për shtyp.

“Presidenti tha se sjellja e atyre që rrezikojnë të drejtat e fëmijëve është e papranueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët me zhvillim jo tipikë”, thuhet midis të tjerash në deklaratë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.