![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron.
Ndërsa ka treguar detaje të bisedës, Vuçiç tha se biseda u fokusua bë çështjet e ndezura që kanë prekur Ballkanin Perëndimor.
“Sapo mbarova bisedën me presidentin e Francës, të cilin e falënderova për rolin e drejtë që Franca dhe ai personalisht ka në raport me Serbinë dhe qytetarët e saj. Biseda ishte thelbësore dhe shumë specifike për të gjitha çështjet e ndezura në Ballkanin Perëndimor.
Serbia nuk është në një pozitë të lehtë, por jam i bindur se do të mund të gjejë rrugën dhe zgjidhjen më të mirë në ruajtjen e paqes dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e saj, për të ofruar siguri dhe të ardhme për fëmijët tanë”, ka shkruar Vuçiç në rrjete sociale.