![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
“Big Brother Vip” padyshim ka përfshirë brenda saj shumë qytetarë ku për më shumë se 3 muaj i ka mbajtur përpara ekranit.
Në këtë pjesë padyshim janë përfshirë edhe politikanë. Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ishte e përfshirë në emisionin “Open” ku u trajtua pikërisht “Big Brother Vip”.
Duma deklaroi se njerëzit e duan më shumë se sa politikën për të cilën thotë se është larg shqisave.
Sa i përket banorëve VIP që u bënë pjesë e Big Brother, tha se Shqipëria po kërkon fjalën e vërtetëtë e të lirë. Ndërsa për fituesin, u shpreh se është shembull i mirë fitorja e Ilir Shaqirit.
Grida Duma: Është një lloj tifozerie, marrje anë dhe militantizmi karakterial, domethënë lidhen me karakterët e individëve. Politika shfaqet jo vetëm larg shijeve por shqisave. Mënyra e të folurit në politikë, brenda përsëritjes e ka varfëruar atraktivitetin e politikës. Normaliteti jetësor i tyre, për mua, ç’mitizimi i personit VIP ishte i nevojshëm. Dhe në komunikimin publik e mediatik, njerëzit ende nuk e kanë fituar lirshmërinë e vërtetë.
Kur ç’mitizohet kjo nga personazhe që i sheh nga Instagrami dhe media, vërtetësia preket më shumë. Shqipëria po kërkon fjalën e vërtetë, të rehatshme e të lirë. Ne kemi hyrë në një problematikë të madhe se përpiqemi shumë të lexojmë. Në raport me aq sa i kam parë, i kam parë më shumë me sytë e të tjerëve dhe është shembull i mirë fitorja e Ilir Shaqirit.