![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Debati për inceneratorët në Komisionin Hetimor, ka devijuar në replika për angazhimin e përfaqësuesëve politikë në rrjetin social Facebook.
Në cilësinë e dëshmitarit në komision, Arben Ahmetaj deklaroi se kryetarja Jorida Tabaku shkruan në llogarinë e saj shumë akuza, që sipas zëvendëskryeministrit janë politike, por jo të vërteta.
Tabaku deklaroi se për një status Facebook-u, Ahmetaj ka kthyer përgjigje.
Ahmetaj: Shteti, qeveria, ministri flasin me shkresa. Të lexoj unë Facebookun e zonjës Tabaku, oj nëna ime. Nuk e ke idenë, ajo nuk e ka me të vërtetë por politikisht e di unë.
Tabaku: Për një status Facebooku më keni kthyer përgjigje
Ahmetaj: Për zotin, unë ju them… zonja Tabaku ju them me përgjegjësi zyrtare se nuk ju kam shkruar në Facebook.
Tabaku: Unë kam bërë një status për ju, Arben Ahmetaj ka replikuar ka bërë një status për 1001 të zezat që kam thënë.
Ahmetaj: Në parlament.
Tabaku: Ti ke firmosur për kontratën
Ahmetaj: Unë çmontova 19 të pavërteta këtu ti më thua.
Tabaku: Asgjë ske çmontuar, në mendjen tënde, në realitetin tjetër si Edi Rama po.