LAJMI I FUNDIT

Debate mes Ramës dhe Tabakut në Komision/ Kryeministri: A di gjë për filanin ku ka vajtur me filanen?

12:52 - 23.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Rama në dëshminë e tij për çështjen e inceneratorëve në Komisionin Hetimor Parlamentar, ka pranuar se Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim që inceneratorët janë alternativa më pak e preferuar e përpunimit të mbetjeve.




Sipas Kryeministrit, në Shqipëria është vendosur të ndërtohen impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë. Sipas Ramës, incenerimi është komponenti i parafundit.

REPLIKAT RAMA-TABAKU:

Jorida Tabaku: Fokusohemi te çështja, keni gjithë mundësinë që çdo batutë kundër kujtdo nesh ta bëni jashtë këtij debati. A është Damian Gjiknuri që ka pranuar se ka njohje e ka udhëtuar me këta persona një nga pronarët përfitues sipas ligjit që ka miratuar qeveria?

Edi Rama: Zonja kryetare, unë i di mirë detyrimet e mia si dëshmitar, por di dhe tuajat. Ju s’mund të komentoni përgjigjet e mia as si batuta e as si propagandë. Deri tani ju nuk jeni e përqendruar te çështja më keni bërë pyetje sikur jem mbledhur të merremi me thashetheme.

A di gjë për filanin ku ka vajtur me filanen, këto s’janë temë e këtij komisioni hetimor. Ndaj u thashë doni të përqendroheni te çështja jo te afera, afera është në kokën tuaj, mund ta përsërisni si avaz kudo përveçse këtu e përveçse përballë meje si dëshmitar. Afera është opinion kur të mbaroni punë me mua uluni bëni detyrën sipas ligjit.

S’mund të më thoni përqendrohemi te zbardhja e aferës. Thirrjen për përqendrim e kam unë. Nëse do më nxirrni jashtë çështjes jam dhe zoti Rama që di të përgjigjem si ta doni ju, jam këtu si dëshmitar mos mu drejtoni me tre emra se më krijoni trefishim të përgjigjes, mu drejto dëshmitar pa zoti fare. Nëse doni të eksportoni debatet e statuset e FB, bëjeni unë këtu jam nuk lëviz.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.