LAJMI I FUNDIT

“Inceneratorët, një nga aferat korruptive”- Basha: Së shpejti drejtësia do të fillojë të veprojë, dibranët nuk bien pre e sajesave dhe marifeteve të reja

11:56 - 23.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Dibra ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie për zgjedhjet e 6 marsit, kreu i PD Lulzim Basha foli edhe për aferën e inceneratorëve, për të cilën tha se komisioni hetimor po vërteton se ajo është një nga aferat më korruptive në vend.




Sipas Bashës, e vërteta vonon, por nuk harron ndërsa theksoi se së shpejti drejtësia do të fillojë të veprojë, sepse shqiptarët, tha ai, nuk e kanë hak këtë keqqeverisje.

“E vërteta vonon por nuk harron, njësoj si drejtësia. Ndaj jam i bindur se në këtë dritë të së vërtetës që po djeg gënjeshtrat dhe mashtrimet nuk do ta ketë të lehtë shkaktari i varfërisë i atij që para 8 vitesh erdhi në pushtet me premtime të jashtëzakonshme, por sot është një histori, kryeministri i një qeverie më hajdute.

Siç po vërteton komisioni i inceneratorëve, por që është vetëm një nga aferat korruptive që janë marrë paratë e qytetarëve shqiptarëve për të pasuruar një grusht njerëzish. Sot e vërteta po del në shesh, jo vetëm sepse dielli lindi, por ishte PD dhe demokratet, të cilat e bënë të mundur daljen në pah të së vërtetës. Së shpejti drejtësia do të fillojë të veprojë, sepse shqiptarët nuk e kanë hak këtë keqqeverisje. Nuk vjen prej tyre, vjen prej një bande në krye të qeverisë. Meritojnë diçka më të mirë. Dibranët nuk bien pre e sajesave dhe marifeteve të reja”, tha Basha.

Basha ftoi të gjithë dibranët që të votojnë kandidatin e Partisë Demokratike, Luan Haka.

“Çdo dibran që ja do të mirën Dibrës, që nuk mund të pranojë skllavërinë ka të gjitha arsyet të votojë numrin 2 Luan Hakën dhe PD. Edhe për një arsye tjetër, sepse kudo ku po zhvillohen këto zgjedhje askush nuk po bie pre e marifeteve të vjetra apo të reja. Dibranët me mençurinë e tyre nuk janë në shitje dhe as nuk gënjehen dhe mashtrohen. Ka vetëm një PD dhe Luan Gaka do të jetë kryetari i bashkisë Dibër.

Ka vetëm një rrugë për dibranët që mos të kenë për kryebashkiak modelin e Edi Ramës, të inceneratorëve, modelin e korrupsionit të Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë: Vota për Luan Hakën” u shpreh kreu i PD.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.