DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Tentativa/ Si dështoi atentati me bombë ndaj skuadrës jugosllave Kadriovski, bombë më Olimpiadën e Sidneit

07:00 - 24.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 24 Shkurt 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë




 Tentativa/ Si dështoi atentati me bombë ndaj skuadrës jugosllave

Kadriovski, bombë më Olimpiadën e Sidneit

 Daut Kadriovski, i njohur si supertrafikant droge në 12 shtete të Europës dhe Australi, ka guxuar të paktën një herë” që të bëjë diçka për kombin e vtij, të hakmerrej publikisht ndaj gjakësorit shekullor të shqiptarëve – fqinjit serb”.

 Kadriovski në Australi

Nuk dihet saktësisht se kur u shpërngul në Australi Daut Kadriovski dhe familja e tij. Në vitin 1933, ASIO (Shërbimi Sekret Australian) informonte se Kadriovski kishte një vajzë 10 vjeçe, një djalë 6 vjeç, gruan, Hatixha Vardar, dhe banonte në zonën Northcote të Melburnit. Nga të dhënat e dosjes rezulton se AKadriovski ka realizuar një sërë udhtëimesh nga ky vend në shtete të tjera të botës dhe për këtë ka përdorur një pasaportë australiane K1818099 me emrin Mehmet Aydogan  (lindur në Turqi më 01/02/1938).

 

 

 

Bomba në Sidnej

Vetëm një vit (2000) pas fitores së luftës në Kosovë, Kadriovski, një personazh tejet i urryer nga regjimi serb, vendos t’u kujtojë xhelatëve të bashkëkombësve të vet shqiptarë, se hakmarrja nuk ndalet këtu. Ndërsa sytë e mbarë botës ishin mbërthyer në Sidnej të Australisë, ndërsa miliona shikues ndiqnin me ankth e bënin tifozllëk për garat olimpike të skuadrave të zemrës, Daut Kadriovski, i qetë, i futet një aventure tejet të rrezikshme, por tepër domethënëse e shpërblyese për të: të bombardonte skuadrën olimpike të Jugosllavisë. Pas një “kiu-fiu” të gjatë dhe fantastik nëpër shtete të ndryshme të botës, Kadriovski vendoset në Australi dhe po këtu qëllon t’u thotë “bujrum” fqinjëve të tij. Lojërat Olimpike ishin veçse një rastësi për t’u hakmarrë (dhe pse sfiduesit e tij tashmë ishin mundur), pasi i “shumë kërkuari” (Kadriovski) kishte provuar të hakmerrej në njëqind e një mënyra kundër fqinjëve, të cilët nuk mund t’i falte. Jo më kot ai akuzohej dhe si trafikant armësh. Mirë thonë se rasti është mbreti i botës dhe këtë herë ai kishte trokitur për Kadriovskin.

“Dështimi”

Planin për atentatin në Lojërat Olimpike, Kadriovski nuk mund ta realizonte i vetëm. Ndaj për misionin në fjalë ai i kërkon ndihmë shokut të tij besnik, Vilsar Shkrelit. Shqiptaro-maqedonasi 52-vjeçar llogarit dhe vlerëson gjithçka që i duhej për “ndëshkimin” e lojtarëve serbë, pa harruar pasthirrmat deri në shokim të një publiku tejet të madh (pas shpërthimit të bombës). Ndërkohë që pritej vetëm finishi, Kadriovski tërhiqet. Një supermafiozi të rrahur me vaj dhe me uthull nuk mund t’i shpëtonte survejimi i autoriteteve australiane, të cilat e ndiqnin nga pas orë pas ore dhe minutë pas minute. Plani për atentatin e bujshëm mbeti vetëm në kokën e Kadriovskit dhe brenda hakmarrjes së tij. Në atë kohë, autoritetet australiane nisën një hetim. Siç duket Kadriovski e ndjeu që diçka ishte marrë vesh nga plani i tij dhe hoqi dorë në momentin e fundit. Sipas një tjetër informacioni besohet se dikush duhet ta ketë lajmëruar se të gjitha veprimet e tij ndiqeshin prej kohësh. Që nga ai moment, bosi i drogës u zhduk ndërsa hetimi nxori se informacioni i dhënë nga Shërbimet Sekrete Australiane nuk ishte i saktë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.