LAJMI I FUNDIT

Publikohen dokumentet/ Përmbaruesit zbarkojnë në zyrat e FSHF, bllokohet Asambleja e 2 Marsit e Armand Dukës

09:06 - 25.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Përmbaruesi Basha sh.p.k ka ekzekutuar vendimin e gjykatës kundër presidentit të federatës duke ndaluar asamblenë e paligjshme që mendon të zhvillojë FSHF. Gjykata pranoi kërkesën për sigurimin e padisë duke urdhëruar përmbarimin për ekzekutimin e vendimit.

Gjykata urdhëroi pezullimin e efekteve juridike të vendimit nr.1, datë 10.01.2022 të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së asamblesë së përgjithshme të zakonshme zgjedhore të FSHF-së, të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

VENDIMET E GJYKATËS

Gjithashtu, gjykata ka pezulluar efektet juridike të vendimit të datës 02.01.2022, të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së asamblesë së përgjithshme të zakonshme zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022 deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

Njëkohësisht, gjykata ka pezulluar veprimtarinë e Komisionit të Verifikimit të FSHF-së në ushtrimin e kompetencave të tij statutore për organizimin, mbikëqyrjen dhe drejtimin e asamblesë së përgjithshme të FSHF-së te datës 02.03.2022, deri ne zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

PERMBARUESIT FSHF

PERMBARUESIT FSHF 1

 

JA ÇFARË RREZIKON FSHF

Kështu që, tani asambleja zgjedhore nuk mund të zhvillohet. Nëse Armand Duka apo drejtuesit e tjerë të FSHF-së do të tentojnë të pengojnë zbatimin e vendimit të gjykatës, sipas nenit 606 të Kodit të Procedurës Civile dhe të nenit 320 të Kodit Penal, rrezikon nga 2- 3 vite burg.

Vendimi i gjykatës për të pezulluar zgjedhjet në FSHF erdhi pas manipulimeve dhe ankesave të shumta nga shoqatat rajonale të futbollit të cilat akuzonin direkt Armand Dukën se po ndërhyn për t’u rizgjedhur për një mandat të gjashtë. (panoramasport)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.