LAJMI I FUNDIT

Garë e fortë në Shkodër/ 141 kuti të numëruara nga 250, kryeson kandidati i Berishës, ja renditja e 2 kandidatëve të tjerë

07:29 - 07.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Procesi i numërimit të kutive ka nisur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme edhe për Bashkinë e Shkodrës.




Deri më tani, janë hapur 141 kuti votimi nga ku rezulton se më së shumti vota ka siguruar kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia 12812 vota, ndjekur nga kandidatja e PS, Majlinda Angoni me 10827 vota dhe kandidati i PD, Xhelal Bushati me 4298 vota.

Në Shkodër rrezikohet të përsëritët procesi zgjedhor në të gjithë bashkinë. Kjo pasi me anulimin e procesit në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, të cilat kanë 1300 votues, procesi përsëritet sepse Kodi Zgjedhor përcakton që nëse zgjedhjet shpallen të pavlefshme në një apo disa qendra votimi numri i zgjedhësve në këto qendra votimi është më i madh se diferenca mes kandidatit fitues dhe e kandidatit të dytë atëherë zgjedhjet shpallen të pavlefshme në të gjithë bashkinë. Kjo mbetet për t’u parë.

Pra, që Bardh Spahia të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve duhet ta ketë diferencë 1300 vota ndërkohë që deri më tani e ka 1000.

Vlen të theksohet se deri më tani, procesi i numërimit ka nisur në bashkitë e Lushnjës, Durrësit, Shkodrës dhe Dibrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.