LAJMI I FUNDIT

Përfundon procesi i numërimit të votave në Rrogozhinë, PS fiton bashkinë e dytë! Edison Memolla zgjidhet kryebashkiak

07:26 - 07.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas Vorës, Partia Socialiste fitoi zgjedhjet në bashkinë e dytë, atë të Rrogozhinës. Me 5348 vota, qytetarët e Rrogozhinës i kanë besuar Edison Memollës drejtimin e bashkisë së këtij qyteti.




Ndërkohë në vendin e dytë është renditur kandidati i Partisë Demokratike, Ferdinand Saraçi me 1996 vota, ndërsa në të tretin, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Hekuran Xhani me 1550 vota.

Sipas te dhënave nga KQZ, votat në përqindje ndahen si më poshtë:

Partia Socialiste:

Edison Memolla – 5348 vota ose 60.73%

Partia Demokratike:

Ferdinand Saraçi – 1996 vota ose 21.96%

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”:

Hekuran Xhani – 1550 vota ose 17.31%

Kujtojmë se në Bashkinë e Vorës falë votimit elektronik rezultati ka dalë më parë se bashkitë e tjera, ku u shpall fitues Blerim Sheraj i Partisë Socialiste.

Sheraj ka siguruar një avantazh të thellë përballë rivalëve të tij, pasi ka marrë 7530 vota, ndërsa Lulzim Vrana i Shtëpisë së Lirisë ka marrë 2598 vota dhe Ymer Marku i PD 687.

Ndërkohë, ka pasur edhe qytetarë që dhënë opsionin ‘asnjë’, ndërsa të tilla kanë qenë 209 vota.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.