LAJMI I FUNDIT

Vijon procesi i numërimit në Dibër/ Socialisti Rrahim Spahiu “çimenton” fitoren, i dyti kandidati i Berishës

09:18 - 07.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Dibër vijon procesi i numërimit dhe ka dalë rezultati i 61 kutive nga 101 gjithsej. Tashmë mund të themi se kandidati i Partisë Socialiste, Rrahim Spahiu do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë Dibër pas me më shumë se 50% të kutive të numëruara ai kryeson bindshëm me 9,868 vota ose 62%.




I dyti është kandidati i Berishës me 19.4% ose 3,006 vota. Dhe me një rënie më shumë se dramatike me 31% krahasuar me zgjedhjet e kaluara të vitit 2021, PD e treta me kandidatin e saj Luan Haka që ka marrë 2,764 vota. Partia Socialiste ka shënuar një rritje me mbi 21%.

Në prononcim për ‘Report Tv’ nga Pallati i Sportit në Dibër, ku po numërohen votat, Spahiu tha se e priste këtë rezultat pasi është pritur shumë mirë nga njerëzit atje.

‘Ndihem shumë mirë, faleminderit popullit dibran. Besoj se do të bëjë më të mirën për ta. E prisnim këtë rezultat pasi jemi pritur shumë mirë. Votuan prindërit e mi, unë kam gjendjen civile në Peshkopi, por nuk ndodhi të votoja për vete. Ky do të jetë një vit pune. Rruga e Arbrit dhe do bëjmë çmos për të bërë më të mirën.’– tha Spahiu.

Më herët, procesi i votimit në këtë bashki  hasur probleme për shkak se në 18 qendra votimi ka pasur mungesë energjie. Mirëpo pavarësisht mungesës së energjisë elektrike, procesi i votimit në këto qendra votimi nisi në orën 07:00 , ku pjesëmarrja e votimit në këtë qark ka qenë 43.35 %.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.