SPORT

“Hapni zemrat tuaja për njerëzit e mi, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj”/ Sulmuesi legjendar i Milan i përlotur i drejtohet popullit italian: Kërkoj nga ju më shumë se vetëm solidaritet

11:50 - 08.03.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Andri Shevshenko bëri një paraqitje emocionale në një televizion italian, teksa foli për frikën që ka për sigurinë e të afërmve të tij që janë ende në Ukrainë.




Shevchenko, 45 vjeç, mbahet mend më së miri nga karriera e tij si sulmues në AC Milan, ku së fundmi kaloi dy muaj si menaxher i Genoas në Serie A pas pesë vitesh në krye të ekipit kombëtar të Ukrainës.

Në një dalje në ‘Che Tempo Che Fa’ në transmetuesin italian RAI, Shevchenko foli për shqetësimet që ka për familjen e tij që zgjodhi të mos largohen nga atdheu i tyre.

“Mamaja ime, motra ime dhe të afërmit e tjerë janë ende në Ukrainë, unë flas me ta çdo ditë. Ishte zgjedhja e tyre të qëndronin”, shpjegoi ai.

“Nuk mund të shikoj se çfarë po ndodh me vendin tim pa qarë. Ata më thonë të vërtetën e asaj që po ndodh në Ukrainë, qyteteve të bombarduara, fëmijëve dhe pleqve të vrarë.

“Ne duhet të përpiqemi dhe të bindim Rusinë që të pushojë zjarrin, të gjejë një zgjidhje diplomatike dhe të ndalojë këtë luftë.”

Shevshenko, i cili jeton në Londër me gruan dhe fëmijët e tij, i bëri gjithashtu një thirrje të drejtpërdrejtë popullit të Italisë për të ndihmuar në mirëpritjen e ukrainasve që vendosin të largohen nga vendi pas pushtimit të Rusisë.

“Kur mbërrita në Itali, vendi më hapi zemrën. Më bëre të ndihem si njëri prej jush dhe ndihem sikur është shtëpia ime e dytë”, tha ai.

“Tani unë ju kërkoj: hapni zemrat tuaja për njerëzit e mi, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj … bëjini ata të ndihen sikur më keni bërë të ndihem mua. Tashmë të gjithë keni shprehur solidaritetin tuaj, e di, por kërkoj më shumë.”

Andriy Shevchenko - Player profile | Transfermarkt


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.