![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar sot nga qytetarët kundër rritjes së çmimit të naftës.
Teksa sjell në vëmendje masat që kanë marrë vendet fqinje, Kreu i Shtetit i bën thirrje qeverisë që të ndërhyjë urgjentisht për uljen e çmimit të karburanteve dhe për miratimin e një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë.
Reagimi i Presidentit:
Greqia miraton paketën e ndihmës ekonomike 300 – 400 euro për familjet me të ardhura të ulëta.
✅ Maqedonia e Veriut përgatit paketën ekonomike 400 milion euro për zbutjen e krizës së çmimeve, me fokus uljen e çmimit për karburantet, energjinë elektrike dhe ndihmën e familjeve në nevojë.
✅ Kosova ndan 50 milion euro subvencione në bujqësi.
✅ Kroacia heq akcizën e naftës.
❌ Shqipëria ZERO paketë ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë, fermerëve dhe bizneseve të vogla dhe ZERO nisma për uljen e çmimeve abuzive të karburanteve, energjisë elektrike dhe mallrave të shportës.
Qeveria të ndërhyjë urgjentisht:
Për uljen e çmimit të karburanteve;
Për miratimin e një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë.
KOHA PËR TË DËGJUAR ZËRIN E QYTETARËVE ËSHTË TANI!