SPORT

Miku ngushtë i Donald Tramp bën gati ofertën për të blerë Çelsin, mposht konkurrencën e arabëve

13:45 - 16.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Ambasadori i SHBA-ve për Mbretërinë e Bashkuar, Vudi Xhonson është kandidati më i ri për të marrë aksione e Çelsit.




Xhonson ka bërë gati një ofertë prej 2 miliardë paundësh dhe beson se me anë të lidhjeve të tij me Londrën mund të mposhtë konkurrencën e arabëve që në fakt kanë ofruar më shumë se amerikani.

Gjithashtu ai është dhe pronari i skuadrës të NFL, Nju Jork Xhets prej 22 vitesh dhe është i bindur se mund ta ngrejë profilin e Çelsit në tregun amerikan.

Përveç se ish-ambasador, Xhonson është gjithashtu dhe një mik shumë i mirë me ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, një gjë që shihet si bonus nga ana e mediave britanike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.