![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një komunikim për mediat, shprehet se qeveria nuk mund të vendosë një çmim si të dojë për ushqimet bazë për shkak se operohet në një treg të lirë.
Ajo bën me dije se do të ketë një mekanizëm si do të kontrollohen tregtarët me pakicë në mënyrë që të mos lejohet asnjë hapësirë për abuzim.
“Ne nuk mund të vendosim çmimin që do donim të vendosnim pasi operojmë në një treg të lirë. Në ditët në vijim do ju mbajmë të infoprmuar në lidhje me aktivitetin e bordit. Do të ketë një mekanizëm si do të kontrollojmë tregtarët me pakicë në mënyrë që të mos lejojmë asnjë hapësirë për abuzim.
Ne kemi vendosur një garanci e cila do të përdoret nga tregtarët me qëllim të garantojnë blerjet e tyre dhe produktet most ë mungojnë”, tha ministrja.